Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndryshe nga shumë pushues që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën pranë detit, i është drejtuar lumit.

Ai ka kaluar një super të dielë bashkë me familjen e tij në Kanionet e Osumit në Skrapar. Nën shoqërine e guidave profesionale të Albania Rafting Group, Koka ka përshkruar për rreth tri ore kanionet magjike të Skraparit, aq shumë të vizituara në këtë periudhë.

Nëpërmjet kësaj fundjave rafting, Ministri Koka i apasionuar pas pushimit aktiv, promovon zonat e mbrojtura dhe Monumentin e Natyres, Kanionet e Osumit Skrapar dhe vëmendjen që duhet t’i jepet ruajtjes dhe administrimit sa më të mirë të tyre. Të tilla promovime të mjedisit nëpërmjet aktiviteteve miqëesore luftojnë sezonalitetin dhe i bëjnë turistët të qëndrojnë më gjatë duke diversifikuar produktet turistike dhe duke i ofruar eksperienca të papërsëritshme vizitorëve nëpërmjet prezantimit të Shqipërisë autentike si vend i thesareve kulturore dhe natyrore.