Duket se një trend i ri po i shoqëron këngëtarët meshkuj në Shqipëri. Mjekrra është tipari “trend” dhe këtë e kemi parë tashmë te dy reperët shqiptarë, Getoar Selimi dhe Mc Kresha.

Por, fansat kanë komentuar këtë pamje të dy këngëtarëve, duke thënë se ata kanë kopjuar dy kolegë të tyre me famë botërore.

Bëhet fjalë për reperin gjerman, Bushidon, të cilin e kanë krahasuar me Getin, ndërsa reperin mitrovicas me legjendën e muzikës turke, Ibrahim Tatlises.

Ndërsa në këtë periudhë Geti po shijon jetën në krah të dashurës më të fundit, prezantueses seksi, Marina Vjollca, Mc Kresha publikoi videoprojektin më të fundit të titulluar “Era”.