Ato që gjejmë zakonisht kur hapim për të rregulluar televizorin janë vetëm telat dhe tubat prej qelqi ose plastike. Por për një teknik televizorësh në Kanada rezultoi krejt e kundërta.

Tekniku nga Ontario, Kanada hapi pjesën e pasme të televizorit të vjetër dhe zbuloi një kuti që kishte brenda më shumë se 100.000 $ para të thata.

“E dija se ishte një sasi e  madhe parash”, tha Rick Deschamps, menaxheri i përgjithshëm i centralit CTV.

Deschamps vlerësoi punonjësin për sinqeritetin e tij, pasi ai ia dorëzoi kutinë e parave autoriteteve.

Së bashku me paratë, u gjetën disa dokumente që i mundësuan policisë identifikimin e pronarit 68-vjeçar të televizorit, i cili i tha hetuesve se i kishte vendosur aty 30 vjet më parë dhe televizorin ia kishte dhuruar një mikut të tij. Ai mesa duket kishte harruar që paratë ishin brenda.

Policia tha se plani i tij në atë kohë ishte t’ua linte paratë anëtarëve të familjes si trashëgimi.

Miku e kishte hedhur televizorin, duke mos e ditur se mbeturina e tij do të kthehej në thesarin e burrit që i kishte dhuruar televizorin.