17 shtator 2015 – Ndërkohë që në “dyqanin” online të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në “Facebook” janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta. Ata i shesin ato shumë herë më shtrenjtë se çmimi zyrtar i vendosur nga FSHF-ja, duke përfituar nga fakti që pjesa dërrmuese e biletave janë prenotuar me kohë nga institucione apo individë me pushtet.

Në këto kushte, mbrëmjen e 8 tetorit, Kombëtares në “Elbasan Arena” pritet t'i mungojë tifozëria e zjarrtë që e ka shoqëruar përherë jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

/portali DurresLajm/