"Wadi Al-Salaam”, është varreza më e madhe në botë dhe ndodhet në qytetin e shenjtë të Naxhafit në Irak.

Ajo përmban pesë milionë varreza të shtrira në një sipërfaqe prej 6 011 605 metrash.

Varreza është vendosur në afërsi të xhamisë së Imam Ali ibn Ebu Talibit, kalifi i katërt i Islamit, por që nga shiitët konsiderohet imam i tyre.

Prej rreth 1400 vitesh, njerëzit varrosen aty, ndërsa 500 mijë trupa shtesë janë vendosur çdo vit.

Si rezultat, varreza vizitohet nga miliona njerëz. Synohet që të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për shkak të vjetërsisë së saj që para mesjetës dhe madhësisë së saj.

Në varrezë ndodhen edhe trupa e shumë imamëve të mëdhenj, mbretër, princër dhe sulltanë.

“Ëadi Al-Salaam”, do të thotë “Lugina e Paqes”. Vitet e fundit, numri i të varrosurve është rritur ndjeshëm për shkak të luftës, duke shkuar nga 80 në kohë paqeje në mbi 200. Çmimi për varrosjen shkon rreth 3 mijë euro.

Këto pamje të pabesueshme  të varrezës më të madhe në botë, janë kapur nga një avion i telekomanduar.