Nuk ndodh që Noizyn ta shohim të përulet para dikujt, por një dënim si pasojë e humbjes së një ndeshjeje futbolli e ka 'detyruar' reperin t'i patrojë takat e atleteve ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Canës. Kanë qenë disa nga djemtë e “OTR” të cilët e kanë ftuar Lorikun për një ndeshje në kalçeto dhe ky i fundit ka arritur të fitojë.

“E lashë të fitojë, sepse erdhi në fushën time dhe tradita është t’i respektojmë mysafirët, por më 13 maj do e marr në koncertin e radhës në Tiranë dhe kemi një sfidë të vogël me mikrofon në fushën time”. – ka shkruar Noizy duke bashkangjitur hashtaget “Respekte kapiten” dhe e ka quajtur Lorikun “legjendë”.

“Miq të dashur, pas 11 muajsh që e lashë futbollin bëmë kalçeton e radhës dhe shikojeni këtë kundërshtarin që ka humbur” – ka treguar Loriku në një video ku shihet Noizy duke i pastruar takat e futbollit si dënim për humbjen.