Pasaportat diplomatike për djemtë kuqezi janë gati.
Pas përfaqësimit dinjitoz në Euro 2016 dhe përveç pritjes heroike që do t’i bëhet, stafi i Kombëtares do të bëjë sot pasdite edhe aplikimin për pasaporta diplomatike, vendim ky i marrë nga kryeministri Edi Rama.
Menjëherë pas fitores me Rumaninë, nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rama u premtoi të gjithë lojtarëve të Kombëtares pajisjen me pasaporta diplomatike.
Ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, zëvendësi i tij Tramezzani, presidenti i FSHF-së Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.





