Të hënën (27 Shkurt) në Podgoricë do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Zyra për shtyp e Kryeministrisë njofton se në këtë mbledhje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet një konferencë për shtyp mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.