Agjencia e Prokurimit Publik ka hapur zyrtarisht garën për të përzgjedhur kompaninë fituese, e cila do të ndërtojë e do të marrë për 35 vjet operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Punimet pritet të nisin më 31 maj, për të përfunduar pas dy vjetësh, në shtator të vitit 2022, ndërsa aeroporti do të jetë i operueshëm në vitin 2023, pasi të jenë bërë certifikimet dhe testimet e tij.
Në bazë të studimit të bërë, në vitin e parë që pritet të nisin fluturimet, fluksi i pasagjerëve parashikohet të jetë afro 460 mijë, për të arritur në 1.3 milionë pas 20 vjetësh.
Fillimisht ishin turqit që shprehën interes për të marrë koncesionin e këtij aeroporti, por pas tërheqjes se tyre, Ministria e Infrastrukturës vendosi të hapë garë ndërkombëtare.





