Sipas “Forbes”, që citon një prej website-ve më të besuara sa i përket teknologjisë, më 7 shtator do të nisin porositë online, ndërsa më 16 shtator, iPhone 7 do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që janë të apasionuar pas produkteve të Apple-t.
Nisur nga kjo, Apple pritet që ta prezantojë zyrtarisht iPhone-in e ri më 7 shtator, si gjithnjë ditë të mërkurë.
Duke qenë se pritet të jetë një model i ngjashëm në dizajn me iPhone 6, portale të ndryshme mbi teknologjinë shkruajnë se iPhone 7 nuk mund të quhet kështu, por mund të quhet “iPhone 6SE”.
Megjithatë ka ende kohë për t’u zbuluar edhe kjo.





