Projekti për kthimin e piramidës në një qendër teknologji për të rinjtë do të nisë në fund të këtij viti. Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike, e cila  solli në kryeqytet mbi 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota.

 “Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës është një nga bashkitë e para në Europë që zbaton një zgjidhje teknologjike për krijimin dhe ruajtjen e dokumenteve duke ju dhënë mundësinë qytetarëve që t'i lexojnë lehtësisht ato pa përdorur platforma specifike.