I nxehti ekstrem me temperatura mbi 40 gradë Celsius që kanë përfshirë vendin ka përfunduar. Këtë të mërkurë do shënohet një ulje e lehtë e temperaturave, ndërsa të premten do të ketë një mot më të freskët.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve në disa zona të vendit do të ketë edhe rrebeshe tropikale.
Fundjava por edhe java e ardhshme do të jenë me temperatura më të ulta deri në 5 gradë, duke bërë që vlerat maksimale të shënojnë 35-36 gradë.