Atmosfera festive, pema e Krishtlindjes dhe zbukurimet i japin një pamje më të ngrohtë dhe më të bukur shtëpisë, por që, me trishtim të madh, të themi që në datën 6 Janar duhet ta heqësh pemën, dritat, drerët…gjithçka festive domethënë.
“Në rastet kur e ke festuar Krishtlindjen në vigjilje, mund ta heqësh edhe në datën 5”.
Sipas traditës, pema duhet të hiqet 12 ditë pas Krishtlindjes, në Natën e Dymbëdhjetë, që njihet edhe si “Eve of the Epiphany”. Kjo natë cilësohet edhe si “Dita e Tre Mbretërve” dhe lidhet me tre burrat e mençur që vizituan dhe bekuan beben Jezus. Besohet se nëse i mban dekorimet pas kësaj date, do të sjellë fat të keq në shtëpinë dhe jetën tënde.