SHBA, 22 gusht 2014 – Sipas një studimi të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, femrat të cilat kryejnë marrëdhënie seksuale me atë që dashurojnë, arrijnë kënaqësi seksuale më të madhe sesa me atë që nuk e dashurojnë.
Në një studim të Penn State Abington, 78% e femrave besojnë se dashuria e bën seksin më të kënaqshëm, ndërsa vetëm 18%e grave të pyetura, kanë thënë se dashuria nuk ndikon në marrëdhëniet e tyre seksuale.
Sociologu Beth Montemurro ka pyetur 95 femra në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani për këtë çështje , dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur se dashuria ndikon shumë në marrëdhëniet seksuale që ato të arrijnë kënaqësi maksimale.
“Gratë kanë lidhur dashurinë dhe seksin si një lidhje thelbësore që i bën të ndihen mirë fizikisht”, thotë Montemurro.
Sipas tij, kur femrat dashurojnë, besojnë në intimitetin e tyre dhe ndihen më mirë me veten, dhe për të ndarë çdo gjë me partnerin.
“Kur gratë ndjejnë dashuri, ato mund të ndihen shumë mirë teksa bëjnë seks jo vetëm sepse i besojnë partnerit, por edhe sepse mendojnë se është në rregull të kryesh seks përderisa dashuria ekziston”, shton sociologu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





