Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për datën e martesës. Pyetjes së Bleronës se kur do të jetë data që Xhensila dhe Besi do t’i japin fund beqarisë, Xhensila iu përgjigj enkas për “21 Gradë” se vera e ardhshme do të sjellë risi në jetën e tyre duke e kurorëzuar dashurinë me martesë.

Xhensila zbuloi edhe planet e pakta që bërë për dasmë. Ajo tregoi se dasma do të mbahet në Tiranë, sepse kryeqyteti shqiptar është vendi ku jetojnë ajo dhe Besi.

Xhensila Myrtezaj, që nga fillimi i karrierës ishte e suksesshme dhe shumë shpejt u fut në treg me kengën e parë “Engjëlli im”. Numri i fansave të saj filloi të rritet shumë shpejtë me hitet e shumta që ajo ka lançuar.