Pas largimit të moderaters Marina Vjollca nga emisioni i sportit “Procesi Sportiv” të cilin e drejtonte bashkë me Edi Manushin, një tjetër bukuroshe shfaqet në ekranin e Top Channel.

Prej javësh, Manushi shoqërohet nga Miss universe Albania 2017, Blerta Leka.

19-vjeçarja, dy muaj më parë u shpall Miss Universe Albania e tani është pjesë e televizionit T.CH. Në fotot e publikuara më herët prej saj, Blerta është mjaft sexy e me forma bombastike.