Autoritete policore arritën në konkluzionin se personi i cili është fajtor dhe armatosi dorën e Adam Lanza, ishte pikërisht nëna e tij.
Këtë e tregojnë të gjitha të dhënat e mbledhura nga autoritetet policore 24 orët e fundit pas tragjedisë me 26 viktima në shkollën” Sandy Hook” të Newtown të Connecticut.
Duhet theksuar se miq, të afër dhe qytetarë të qytetit janë vënë në ndihmë të policisë për të ndihmuar në përfundimin e profilit kriminal të Nancy. Pjesa më e madhe e dëshmive e përshkruajnë atë si një grua paranojake, e cila besonte se bota po shkonte dhunshëm drejt rrënimit ekonomik!
Madje histeria e saj ishte kaq e madhe saqë, e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një vendstrehim të mbushur plot me armë, ushqime dhe ujë që rezistonin për një periudhë të gjatë.
52-vjeçarja Nancy Lanza, përgatitej për fundin e botës këtu e shumë vite më parë dhe për këtë arsye kishte sjellë në kontakt me armë dhe të dy djemtë e saj.