9shtator 2015 – Ish-kreu i Bashkisë së Vlorës, socialisti Shpëtim Gjika, denoncoi sot publikisht zhdukjen nga muri i institucionit të fotos së tij zyrtare. Ai e bëri lidhjen me pasardhësin, me të cilin është konfliktuar në distancë, Dritan Leli, ndërsa e krahasoi me kohën kur Enver Hoxha retushonte tradhtarët e partisë.

Por, në mbrëmje, Bashkia e Vlorës dekonspiroi Gjikën, duke treguar këtë video. Aty dallohet një burrë i moshuar, i cili fut në çantën e pazarit fotografinë e ish-kryebashkiakut. Ndoshta për nostalgji apo për të shkaktuar rrëmujë, kjo pritet të zbulohet pas identifikimit të autorit.

/portali DurresLajm/