ITALI, 22 prill 2013 – Mediat italiane kanë publikuar sot fotot e vajzës së re, e cila ndërroi jetë vetëm disa orë pasi realizoi një tatuazh. 

Sipas mediave elektronike të vendit fqinjë Federica Lammateo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, përpara se të vendoste t’i shtonte trupit të saj një tatuazh pikërisht në fundshpinë.

Disa orë pas tatuazhit ajo pësoi në mënyrë të papritur një gjendje shoku dhe hemoragji, që i shkaktuan një infarkt vdekjeprurës. Megjithëse u vizitua në dy spitale të ndryshme mjekët nuk arritën ta shpëtonin 23 vjeçaren.

Një nga hipotezat e shkaqeve të vdekjes së 23 vjeçares është fakti se 23 vjeçarja mund të jetë shpuar në shtyllën kurrizore gjatë procesit të bërjes së tatuazhit. Mjekët kanë ngritur dyshimin se një sasi lëngu që përdoret për tatuazhin mund të jetë injektuar në shtyllën vertebrore duke shkaktuar një infeksion mjaft të rrezikshëm.

Gjithsesi hetimet për zbardhjen e vdekjes së 23 vjeçares vazhdojnë.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/