Policia e Tiranës vuri në pranga disa orë pas atentatit të së enjtes pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 Dëshmorët”, Miklar Tolën, si autorin e plagosjes së aktorit Mishel Manokut (Prela).

31-vjeçari Tola, të cilin e shihni në foton më poshtë, u arrestua nga efektivët e Komisariatit Nr.4, në Kombinat.

Bashkë me të u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij Ervin P, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, Tola kishte qëlluar 8 herë mbi objektivin, duke e lënë plagosur aktorin.
I plagosuri kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vjet, pas një plagosjeje të kryer në vitin 2014.

Mishel Manoku (ne foton kryesore) ka qenë protagonist kryesor në rolin e Saimirit, nw filmin me të njëjtin titull, të regjisorit italian Francesko Munzi.