Ky është autori i plagosjes që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Durrës, shtetasi Gentian Kuqi, 50 vjeç.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4, ku si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Gentian Kuqi ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.Spirollari, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes , është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.





