LONDER – Princ Harry është emëruar si beqari më i shquar i botës për vitin 2012 para yjeve të sportit dhe aktorëve të njohur, siç janë George Clooney dhe Jack Nicholson.
Vëllai i vogël i Princit William, që tani është në shërbimin ushtarak në Afganistan, si pilot i helikopterëve, është zgjedhur i pari nga 40 beqarët më të njohur nga magazina “America`s Town & Country”.
“Vëllai i vogël i Princit William flirton dhe piloton një Apache me shumë gjakftohtësi… I pëlqen të vishet me gjithçka, prej pantallonave të shkurtër e deri tek kostumi i ditëlindjes. Në këtë listë janë të ranguar edhe princërit e tjerë evropianë, si princi Philippos i Greqisë dhe Danimarkës, nipi i Grace Kelly, Pierre Rainier Stefano Casiraghi i Monakos, princi Carl Philip i Suedisë dhe princi Amedeo nga Belgjika.
Një numër i madh i yjeve të sportit gjithashtu kanë zënë vend në top-listën e beqarëve, si golfisti Adam Scott, lojtari i futbollit amerikan, Tim Tebow dhe lojtari i bejsbollit Jeremy Lin, ndërsa në listë gjenden edhe pasardhësit e aktorëve të njohur.
Djemtë e aktorit dhe këngëtarit Bryan Ferry, Merlin, Issac, Otis dhe Tara ishin në listën e beqarëve më të shquar, përkrah tyre ishte djali i Schwarzenegger, Patrick, dhe djali i aktorit Clint Eastwood, Scott. Ish- i dashuri i Taylor Swift, Conor Kennedy, gjithashtu kishte zënë vend në këtë listë.