U bë i njohur prej fanëllës prej qese plastike që mbante veshur. Diali që bëri xhiron e botës me foton e tij të dhimbshme quhet Homid.

Familjarët e tij janë refugjatë irakenë dhe jetojnë në zonën e Dohukut, në Kurdistan. Homid jeton vetëm me mamanë e tij, pasi babai lufton kundër ISIS, si pjesë e formacionit kurd Peshmerga.

Ai është gjetur pas një fushate mbarëbotërore në rrjetet sociale, ndërsa është intervistuar edhe nga televizioni lokal “Turkistan24tv”, ku edhe ka sqaruar se foto është bërë përpara dy vitesh.

Megjithëse qesen plastike tani e ka zëvendësuar me një fanellë të futbollistit, Homid ka treguar se Lionel Messi i pëlqen shumë, pasi ai është një lojtar fantastik dhe se ëndërron të bëhet si ai.

Një ëndërr e largët, ndërsa më e lehtë do të jetë për djaloshin të presë që Lionel Mesi të mbajë premtimin, për t’i dhuruar atij uniformën që mban veshur në fushë kur luan me Barcelonën.

Grupi i sulmuesit argjentinas u bë pjesë e fushatës në internet për gjetjen e djalit, menjëherë sapo foto e tij u publikua në disa portale turke dhe më pas bëri xhiron e botës në të gjitha mediat ndërkombëtare.