DURRËS, 27 tetor 2014–  Adnan Januzaj rikthehet në vëmendjen e mediave britanike pas paraqitjes pozitive në ndeshjen që Manchester United zhvilloi kundër Chelsea-t. Mesfushori me origjinë shqiptare, është vënë në shënjestër të tabloideve që kanë zbuluar emrin e të dashurës së re të lojtarit të kombëtares belge. Bëhet fjalë për bukuroshen Ariana Grande, e cila njihet si këngëtare por edhe aktore e suksesshme në Britaninë e Madhe. 21 vjeçarja dhe talenti i lindur në Bruksel shoqërohen prej disa kohësh bashkë. Mesa duket, i ati dhe agjenti i tij Abedini ka dhënë bekimin e tij për këtë lidhje pasi disa muaj më parë u përfol për një tjetër histori të Januzajt, por familja e tij nuk e priti mirë këtë lajm.