Xheje Stafa 82- vjeçarja nga Hardhishta është viktima e parë e shkaktuar nga zjarri në Durrës.
E moshuara ka ndezur një zjarr për të djegur disa barishte dhe shkurre në afërsi të banesës, në fshatin Hardhishtë ditën e diel, por ka ndërruar jetë si rezultat i djegieve të shkallës së tretë që kishte pësuar.
I gjithë fshati ishte shokuar nga djegia e të moshuarës. Banorët janë shprehur se janë të hidhëruar dhe ngjarja sipas tyre është aksidentale.
Mjekët ligjorë bënë me dije se e moshuara kishte pësuar djegie të shkallës së tretë në trup. Dyshohet që fillimisht mund të jetë asfiksuar nga tymi dhe pasi është asfiksuar është djegur.
Fshati Hardhishtë në zonën e Shijakut është mjaft i prekur nga kjo ngjarje.
Ndiqni në videon e mëposhtme pamjet nga vendi i ngjarjes.
K.H.





