Mësohet se e vetmja kandidate për Kryetare të Gjykatës Kushtetuese është Fjona Papajorgji e cila ka dorëzuar dokumentet për tu bërë kryetare.

Tanimë pritet mbledhja e Anëtarëve të GJK ku Papajorgji duhet të bëjë minimumi 5 vota për tu bërë kryetare.

Papajorgji është zgjedhur anëtare e GJK në 2019 dhe do të qëndrojë në detyre deri në 2028.

Mandati i kryetarit përfundon pikërisht në 2028 pasi kryetari ka 3 vite mandat.

Kush është Fjona Papajorgji;

Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
Lindur më 12.03.1976 në Vlorë. Diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali. Në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit. Në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2007 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka qenë eksperte në disa projekte pranë Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, në procesin e përafrimit të legjislacionit etj. Ka qenë autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese. Në vitin 2019 është angazhuar nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge në dispozicion për vitin e parë të Programit të Formimit Fillestar. Gjatë vitit 2020 ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.