3 shkurt 2015 – Sipas një sondazhi të fundit realizuar mbi femrën më të admiruar në botë, Angelina Jolie është ajo që ka triumfuar, duke mundur rivale të tjera të cilat kanë shkëlqyer në fushën e tyre.

Aktorja është shpallur “femra më e admiruar në botë”, në një sondazh të realizuar nga kompania britanike “YouGov”, ku morën pjesë votues nga 23 shtete të botës. Aktorja dhe regjizorja 39 vjeçare është përzgjedhur mes emrave të disa prej femrave më në zë, si Hillary Clinton, Michelle Obama, Malala Yousafzai, etj. 

Ja si janë renditur emrat e personazheve, pjesë e kesaj liste: 

Angelina Jolie, Malala Yousafzai, Hillary Clinton, The Queen, Michelle Obama, Celine Dion, Oprah Winfrey, Julia Roberts, Aung San Suu Kyi, Angela Merkel.