Erik Fullani, djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, vazhdon jetën e tij luksoze. I përfolur shumë për fotot e publikuara për jetën ekstravagante dhe teprimin me paratë, ai vjen sërisht në qendër të vëmendjes.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe kësaj here ka publikuar një foto ku shfaqet me “gocën e tij” siç e quan ai Ferrarin e tij të kuq. I veshur sportiv, me të zeza, Eriku duket në formë mjaft të mirë. “Jo goc jo”, shkruan Fullani për “kokëkuqen” e tij..