Beatrix Ramosaj gjatë shfaqes së “Dancing With the Stars” jo vetëm që ka prezantuar të dashurin e saj, por edhe ka performuar me të.
Ervi është 23-vjeçari nga Shqipëria, i dashuri i këngëtares kosovare që jeton dhe studion në Tiranë. Beatrix ka rrëfyer se kanë 18 muaj bashkë, dhe se ka qenë dashuri me shikim të parë.
“Isha në një darkë kur ky bukuroshi këtu, erdhi tek unë”, ka thënë Beatrix për Ervin. Ata kanë kërcyer një koreografi me një këngë të kënduar nga vetë Beatrix Ramosaj. “Kjo këngë i është dedikuar Ervit”, shtoi jo.





