Ende nuk e keni besuar lajmin se ish-bashkëshortja e Shkëlzenit e ka lënë pas historinë me të?! Ja tek keni një tjetër provë se Sadije Berisha është kokë e këmbë në dashuri, me një mashkull tjetër.
E si të mos jetë, kur partneri në fjalë paska një alamet trupi, e mbi të gjitha një titull i cili me sa duket e ka eksituar më së shumti 48-vjeçaren. "Mister Suedia 2000, i dashuri im", shkruan Sadije Berisha, duke i prezantuar botës mashkullin me të cilin ndan shtratin.