Është bërë e udhës që personazheve televizive tu vihen pas mediat rozë duke përfolur jetën private. Kjo gjë ka ndohur edhe me bjonden Viola Spiro dhe partnerin e saj në skenë e “Dance With me”, Drini Zeqo.
Kjo gjë e ka shqetësuar bukuroshen Viloë dhe e ka detyruar atë të bëjë publike partnerin e saj të vërtetë
Viola Spiro, e cila u pa në finalen e spektaklit të kërcimit krah prezantuesit të lajmeve duke shkëmbyer një puthje në skenë, ka reaguar kundër lajmeve që cituan “miq të përbashkët të çiftit”. Sipas burimeve të përmendura nga mediat, dyshja Viola-Drini kishin muaj që frekuentoheshin. Por me sa duket, e vërteta është krejt ndryshe.
Ish-velina e cila po kalon këto ditë festash jashtë Shqipërisë me partnerin e saj real, mësohet se ka rreth 6 muaj lidhje me personin, i cili nuk është pjesë e jetës publike.