Pak minuta më parë policia  e Durrësit njoftoi se kishte gjetur në vogëlush 6-vjeçar që kishte humbur në plazh.

Dyshohet se i mituri e ka emrin Mateo Piperi dhe banon në Tiranë.

Ndërkohë është bërë publike edhe fotoja e vogëlushit.

Policia i bën thirrje të gjithë personave që mund ta njohin 6- vjeçarin të komunikojnë me policinë në numrin 0694110217, në mënyrë që të mund të gjejnë familjen dhe ta çojnë të miturin sa më shpejt në shtëpi.