Shtetasi R. T., 50 vjeç, personi i mbetur i plagosur ditën e sotme në një pikë bastesh, në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën bëjnë të ditur burime policore.

Tepshi u plagos me thikë në këmbë nga shtetasi Artan Kazazi, 50 vjeç, banues në Durrës, i cili u prangos nga policia.

Sipas policisë, dy shtetasit janë konfliktuar më parë verbalisht njëri me tjetrin në ambientet e pikës së basteve, e më pas janë konfrontuar fizikisht, gjë që ka sjellë plagosjen e 50 vjeçarit R.T.