Lindita Halimi është këngëtarja e cila i shpëtoi mrekullisht sulmit në aeroportin e Stambollit. 

Në të vërtete Linda duhej të fluturonte për në Stamboll e më pas në USA, por një dëshirë e ka detyruar të shtyjë udhëtimin për më vonë.

 “Unë mund të të isha sot në Aeroportin e Turqisë për t’u nisur drejt Amerikës. Por e kam shtyrë fluturimin për dy ditë, sepse po shijoj qëndrimin në shtëpi… Zoti është i madh apo jo? Mund të isha në mesin e dhjetë personave të vrarë sot në atë aeroport”,- shkruan Linda në Facebook.