Bujar Pllana largohet nga Kosova dhe do të jetë risia e Silvinjos në Kombëtaren shqiptare. 24-vjeçari i lindur në Mitrovicë ka luajtur tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe FIFA i ka dhënë lejen për këtë ndryshim, pasi ai nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.
Mbrojtësi më herët ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadrat; Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina, para se në vitin 2023 të kalonte Slaven Belupo në Kroaci. Më pas u transferua te Leçia Gdansk në Poloni ku luan prej një viti e gjysmë. Këtë sezon në Superligën polake, Pllana është aktivizuar në 11 ndeshje për 794 minuta në total. Rikujtojmë që futbollisti ka si menaxher ish-lojtarin e Kombëtares, Eros Grezda.





