Ky që shihi në foto është mjeku 72-vjeçar Nikolla Nunka, i cili akuzohet nga një 21-vjeçare për abuzim seksual.

Nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë, bëhet e ditur se deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve, mjeku Nikolla Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra.

Vajza pasi ka marrë mjekimin është larguar nga spitali. Arrestimi është bërë pas kallëzimit të saj ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

Babai i vajzës 21-vjeçare në Korçë, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga kirurgu Nikolla Nunka, ka treguar detaje rreth ngjarjes.

Ai ka treguar se mjeku 72-vjeçar i është afruar ta puthë, teksa ka kryer edhe veprime të tjera abuzuese. Babai i 21-vjeçares u shpreh se mjekun e ka parë si mjek të moshuar me eksperiencë, teksa pretendon se i ka dhënë edhe para për shërbimin në spital.