28 maj 2015 – Mimi Kodheli që kur ka hyrë në politikë shfaq në publik anën serioze të saj dhe tepër të sertë. Aq më tepër kur sot është në krye të një dikasteri të fortë, siç është Ministria e Mbrojtjes. Por, sot ajo paraqet anën e saj më të ndjerë dhe njëkohësisht pikën e dobët. Pikërisht të birin, Mikelin, i cili sot mbush 25 vjeç. Për ministren Kodheli dhe bashkëshortin e saj, Mikeli është djali i vetëm.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”