Qyteti turk i Çorumit është përcaktuar si qendra e botës për nga pikëpamja  gjeografike, sipas një studim të motorit të kërkimit Google.

Çorum, i cili ka qenë deri më tani nga matjet teorike si qendra e botës, tashmë është përcaktuar edhe nga Google Maps si i tillë.

Andrew G. Woods, në disa matje të vitit 1973, kishte përcaktuar si qendrën gjeografike të Tokës, një zonë rreth 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.

Edhe në vitin 2003, Holger Isenberg duke bërë matje me modelin dixhital global, kishte pohuar se qendra gjeografike e botës ishte pikërisht Çorumi.

Ndërkohë, kanë ekzistuar teori se qendra gjeografike e Tokës ishte zona ku ndodhen piramidat e Egjiptit. /ATA/