26 maj 2014 – Edhe pse shkoi në Beograd për t'u rikuperuar nga dëmtimi Diego Costa mundi të luante vetëm 9 minuta në finalen në Lisbonë kundër Real Madrid, duke mos patur mundësi të ndihmonte Atletico Madrid në fitimin e Champions League-s.
Doktoresha serbe, Marijana Kocaçeviç kishte garantuar se Costa mund të luate në finale. Madje Marijana u quajt si "Doktoresha e Mrekullive" duke shëruar Costan me një masazh 8 orësh.
Por trajtimi 8 orësh vlejti vetëm për 9 minuta lojë, sepse Costa nuk arriti të rezistonte më shumë.
Serbja është e njohur në mbarë botën për profesionin e saj, por që nga finalja e Champions ka bërë emër edhe për shpresat e saja të gënjeshtërta.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





