“U zura me një koleg në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”.

Këto ishin fjalët e para të shqiptarit Rikart Nika thënë karabienierëve pas krimit të kryer.

Mediet italiane kanë publikuar edhe foton e kamarierit shqiptar që vrau me thikë kuzhinierin italian të një restoranti në Monte Karlo.

Shqiptari dhe viktima e tij, Alfio Fallica, 30 vjeç, punonin në të njëjtin restorant, por nuk dihen arsyet që çuan 30-vjeçarin shqiptar në krim.

Policia e ka parë Nikën duke u endur në gjendje konfuze në qendër të qytetit. Kur e kanë pyetur nëse ndihej mirë ai ka treguar për krimin që sapo kishte kryer.

Policia e principatës shkoi në restorant dhe gjeti të pajetë në kuzhinë kuzhinierin italian. Trupi ishte në dysheme, në një pellg gjaku.

Shqiptari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.

M.P.