Tashmë është kthyer në një trend të pozosh për aparatin fotografik teksa je shtatzënë. Por dikur, në vendin tonë, kjo ka qenë një tabu.
Dhe atëherë kur ishte e ‘ndaluar’ të pozoje në kopertina reviste e zhveshur, e para që ka guxuar ka qenë moderatorja e dashur, Ornela Bregu. 8 vite më parë, brenda një pishine, me një shall të hollë dhe me barkun e fryrë, Ornela Bregu i mrekulloi të gjithë.
Edhe teksa e sheh tani këtë foto kupton se bukuria e saj nuk është zbehur aspak. Një tjetër guximtare ishte edhe Valbona Çoba, e cila dy vite më pas ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Me një fizik prej missi, një fytyrë prej kukulle dhe një bark perfekt.
Ishin këto pozat e saj, që dhe një herë vërtetuan se shtatzënia të zbukuron akoma më shumë. Tiranapost.al ka siguruar këto foto, të cilat na sjellin në vëmendje dy nga ikonat e bukurisë në vendin tonë.