INDI, 2 prill 2013 – Një shtëpi ëndërr, një pallat i denjë për t’u pasur nga një sheik. Kjo është edhe më e shtrenjta në botë, plot 1 miliardë dollarë, sipas listimit më të fundit nga prestigjiozja “Forbes”.
Ajo është një grataçelë e vërtetë, me 27 kate dhe 174 metra e lartë. E ndërtuar në vitin 2010 në Mumbai të Indisë, ajo është e frymëzuar nga zambaku i ujit dhe dielli.
Pronari i saj është indiani Mukesh Ambani, i cili zotëron një pasuri prej 22.5 miliardë dollarësh, pasuri kjo që e bën atë njeriun e 22-të më të pasur në botë.
Karakteristikat
Sipërfaqja e përgjithshme e shtëpisë është 400.000 metra katrorë
Tre pista për helikopterë, me zonën e tyre të kontrollit të trafikut ajror
Shtëpia është e shpërndarë në katër kate, me pamje mbi det që të lënë pa frymë
Parkimi në katër kate, i dizajnuar për të akomoduar 160 makina
Kinema private me 50 vende
Të gjithë anëtarët e familjes Ambani do të kenë qendrën e tyre të masazhit.
Përveç kësaj do të kenë një pishinë, një kopsht, ballkone etj.





