Një djalë jo më shumë se 16 vjeç ka bërë një veprim disi të rrezikshëm ditën e sotme.

Ai është fotografuar duke u ngjitur mbi mur, tek mbikalimi i ri në lagjen nr.14 të Durrësit, njësoj si personazhi “Spiderman”.

Pa dyshim ky veprim kërkon guxim dhe aftësi fizike, por sidoqoftë një humbje ekuilibri mund të shkaktojë një tragjedi.

Sido që të jetë, ky djalë e meriton nofkën “Spiderman-i” i Durrësit.