4 korrik 2015 – Para një jave, nëpër mediat online, nuk mungonte lajmi që dy spikeret e televizionit të ri ‘Zjarr’ në Shqipëri, jepnin lajmet me gjoksin jashtë.

Njëra prej tyre ishte Eljona Pitarka dhe tjetra Enki.

Po kush është kjo vajzë?

“Më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë”, thotë ajo për gazetën ‘Panorama’.

E pyetur se përse e pranoi këtë ofertë, ajo thotë: “Jam e sigurt që çdokush në vendin tim do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam”.

Enki thotë se ofertën ia bëri pronari i televizionit, Ismet Drishti.

“Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit. Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër.

“Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV. Mediat e huaja na kanë vlerësuar”, thotë ajo.

Sipas Enkit, hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana e tyre, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë. “Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas”.

Sa i përket familjarëve, Enki thotë se e kanë mbështetur, megjithëse janë mërzitur pak me komentet online.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/