Itali, 20 qershor 2014 – Policia e qytetit të San Remos, pas një hetimi të gjatë dhe të vështirë, arrestoi kreun e një bande shpërndarësish droge. Banda merrej me shpërndarje në shkallë të gjerë të heroinës dhe kanabisit në zonën e San Remos dhe në tërë Rivierën.

Shefi i madh i saj  ishte Fatjon Grapcaj, që njihej nga të gjithë me pseudonimin “Tony”, si personazhi mafioz i filmit të famshëm të Hollivudit “Njeriu me shenjë”. Tony duket se është njeri me shumë fat, sepse disa herë ka qenë objektiv i atentateve nga konkurentët po shqiptarë në biznesin e drogës.

Atentati i fundit kundër tij u ndërmorr në rrugën “ I Martiri di San Remo” të mërkurën 18 qershor. Tashmë Grapcaj gjendet i arrestuar në burgun e Imperias.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/