MAL I ZI, 30 mars 2013 – Vajza që futi në kurth ish-ministrin e Financave në Mal të Zi përmes një videoje të postuar në YouTube disa ditë më parë duket se është dashnorja e ministrit.
Ajo quhet Vesna Gjukiç Ivanoviç dhe ka edhe një fëmijë të paligjshëm me ish-ministrin. Mësohet se minsitri paguan një kuotë të caktuar mujore për vajzën e Vesnës.
Dyshohet se ajo e ka publikuar videon pasi çifti i "dashnorëve" janë zënë për çështjen e atësisë së vajzës së vogël. Vesna mohon të jetë ajo që shfaqet në video.
Ish-Ministri i Financave, Miroslav Ivanisheviç u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij. Videoja bëri xhiron e botës pasi u hodh në Youtube. Ivanisheviç një ditë pasi u publikua videoja dha dorëheqjen.
Por skandali thellohet edhe më tej, pasi është zbuluar se ish- ministri ka një apartament në Romë, si dhe ka ndihmuar të dashurën e tij të përfitojë një kredi në bankën NLB në vlerën e 70 mijë eurove.





