SHBA, 12 shkurt 2013– Amerikania Amanda Gryce, 22 vjeç, po kalon prej vitesh një situatë mjaft të vështirë. Vajza e re thotë se jeta i është shkatërruar pasi kalon me dhjetëra orgazma në ditë, që i provokohen nga gjëra krejt të zakonshme, si muzika më zë të lartë, udhëtimi me makinë e madje edhe zilet e telefonit.

Shkak për këtë gjendje është sindromi PSAS, që nisi t’i shfaqej kur ajo ishte vetëm tetë vjeç. Vitin e shkuar një 39- vjeçare nga SHBA, që vuante nga kjo sindromë, vrau veten pasi nuk e duronte këtë gjendje.

Megjithëse shumë kush mund ta shohë si punë “qejfi” këtë sindromë, ajo u shkakton probleme të mëdha njerëzve që vuajnë nga ajo.

 Amanda thotë se ndonjëherë masturbon deri në 15 herë në ditë për t’u çliruar. “Kaloj deri në 50 orgazma në ditë. Ndodh kudo dhe kjo është shumë e turpshme. Është një torturë. Po më vret. Thjesht më duhet të buzëqesh dhe të hiqem sikur nuk po ndodh asgjë. Kam menduar edhe vetëvrasjen. Orgazma duhet të jetë një ndjenjë e mirë, por kaq shpesh të kthehet në tmerr”,- thotë ajo.