6tetor 2015 – Video e saj po bën xhiron e rrjeteve sociale. Është aktorja e spektaklit të humorit “Portokalli” Delinda Zhupa, ajo bëri që shumë telespektatorë të mbanin brinjët me dorë nga e qeshura.
Delinda Zhupa vuri në lojë Drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj gjatë spektaklit të së dielës përmes një interpretimi brilant.
Aq shumë e kërkuar është tashmë aktorja e Portokallisë sa stafi dhe produksioni i kanë ndaluar në mënyrë kategorike që ajo të prononcohet për mediat lidhur me rolin e saj, shkruan newsbomb.
Delinda Zhupa është pjesë e trupës së aktorëve në Portokalli dhe është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Aktorja fierake nuk konfirmon e as mohon nëse do të vazhdojë të luajë rolin e drejtoreshës së Tatimeve në spektaklin Portokalli, ndonëse suksesin, me atë interpretim… e ka të garantuar.
/portali DurrësLajm/