Para se të niste seanca e Kuvendit, ku do të miratohej Reforma në Drejtësi, deputetët kanë gjetur momentin edhe për të bërë foto.
Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist i Lezhës, Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi”.
Vetëm pak sekonda në vendin e kryeparlamentarit Ilir Meta e kanë bërë Ndocajn t’i atribuojë vetes titullin “drejtues seance”.
“Reforma mori drejtimin e duhur vetëm pasi e drejtoi seancën Ndocaj! Pritet aprovimi!”, shkruan Ndocaj.





