Itali, 16 prill 2014 – Karabinieria italiane ka identifikuar pjesëtarët e bandës, që grabiti argjendarinë në qytezën Barko pranë Ferrarës. Në të bëjnë pjesë dy shqiptarë: Gerald Hida, 33 vjeç, që rezulton pa precedentë penalë dhe Flamur Xhemal Hida, 35 vjeç. 2 shqiptarët ishin pjesë e bandës së përbërë nga 5 persona, 2 shqiptarë dhe tre italianë që grabiti një argjendarinë.

Për karabinierët italianë, arrestimi i Flamur Hidës ishte edhe një detyrim profesional dhe patriotik. Flamuri, i njohur me pseudonimin “Lenci”, në bashkëpunim me një kryekriminel shqiptar të quajtur Avdillari kanë vrarë sipërmarrësin italian Stefano Rosi, që kishte ngritur një repart për qepje faqesh këpucësh në Shqipëri. Më pas Flamur Hida është përfshirë në vjedhje me armë si në rastin e dy shqiptarëve Agim dhe Bedri Ago apo të plagosjes si në rastin e shqiptarit Akif  Lami.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/